Rreth Nesh

Rreth Nesh

DSC00017

Klinika Mjekesore “Pro-Life”eshte pjese e grupit FEFA shpk, e licensuar nga Ministria e Shendetesise me date 24.07.2007 per ushtrim aktiviteti privat ne fushen e shendetesise dhe sherben si qender mjekesore diagnostikuese, kurative dhe rehabilituese. Ne kete klinike sherbejne nje ekip mjekesor multidisiplinore, shqiptare dhe te huaj.
Bashkepunim me spitalet kryesore ne Shqiperi, si dhe me spitale te huaja si :

  • Poliklinika Italiane “Centri Kinesi Fisioterapici Di Giorno“, Bolonja
  • Spitali Kardio-Kirurgjik Filipi II, Shkup-Maqedoni
  • Grupi Spitalor MEDIPOL, Stamboll-Turqi
  • Spitali Ortopedik-Traumatologjik ST.Erazmo, Oher-Maqedonidhe klinika mjekesore te tjera,

na mundesojne te jemi nje nga klinikat me kompetitive jo vetem ne sherbimin qe ofrojme por edhe per cmimet konkuruese.

Stafi yne

Stafi Mjekesor i Klinikes Pro Life, perbehet nga nje numer i madh specialistesh si: kardiologe, ortopede, kirurge, onkologe, neurokirurge, ORL, urologe, imazheriste, reumatologe, dermatologe, fizioterapiste, mjeke kineze specialiste per Akupunture, masazhe kurative dhe ne metodat mbi te cilat bazohet Mjekesia Tradicionale Kineze.

Klinika Mjekesore Pro Life disponon:
1. Kabineti i Ortopedi-Traumatologjise
2. Kabineti i Fizioterapise
3. Kabineti i Flebokirurgjise
4. Kabineti i Kirurgjise Plastike-Estetike
5. Kabineti i Mjekesise Tradicionale Kineze
6. Kabineti i Ekografise
7. Kabineti i Kardiologjise
8. Laboratori Klinik-Biokimik
9. Mjekesia Sportive
10. Check-up Program

Ne Kliniken Pro Life diagnostikohen dhe kurohen keto semundje:

  • Semundjet e zemres dhe tensionit te larte te gjakut.
  • Semundjet onkologjike.
  • Semundjet reumatizmale.
  • Patologjite ortopedike.
  • Varicet (Vena Varicosae) dhe fisurat anale.
  • Semundjet nervore.
  • Herniet diskale cervikale, torakale dhe lumbare.
  • Spondeliatrozat e ndryshme.
  • Paralizat dhe demtimet nervore.
  • Urinimi i pavullnetshem tek femijet.
  • Ulja e aftesise seksuale.
  • In vitro (bebe ne epruvete).
  • Steriliteti mashkullor e femeror.