Vizita me kryetarin e A.I.D. diabetologun Dr. Raffaele Scalpone

Vizita me kryetarin e A.I.D. diabetologun Dr. Raffaele Scalpone

Te shtunen, ne date 6 Shkurt 2016 Klinika Prolife ne bashkepunim me A.I.D. (Associazione Italiana Diabetici) organizoi diten e parandalimit dhe kurimit te diabetit. Dr. Raffaele Scalpone, diabetolog dhe kryetar i Shoqates Italiane te Dibetikeve kreu vizita dhe matje te glicemise pa pagese ne shume subjektet me diabet ose ne rrezik per ta pasur kete semundje. Pacientet vazhduan diagnostikimet e metejshme ne laboratorin e klinikes Prolife.

Ky eveniment inaguroi seksionin e diabetologjise ne Kliniken Prolife. Nga muaji Shkurt do te jete e mundur berja e analizave specifike per dibetin ne ambientet e klinikes, si dhe vizita periodike me Dr. Raffaele Scalpone.