TECAR TERAPIA

TECAR TERAPIA

Tecar terapia (e regjistruar si Tecar® ose Human Tecar® Unibell ) eshte nje teknike terapeutike qe stimulon energjine ne brendesi te indeve te trupit, duke aktivizuar proceset riparuese, antinflamatore dhe rindertuese natyrale. Duke u nisur nga parimi qe patologjite muskolo-skeletike ngadalsojne proceset fiziologjike normale, kjo terapi ndihmon rimekebjen e mekanizmave te mesiperm.

Ne ndryshim me aparatet e tjera (si laser, radar, reze infra te kuqe etj.) ku energji tranzmetohet nga jashte Tecar terapia shfrytezon energjine e brendeshme te qelizave te trupit duke stimulur fushat e tyre manjetike.

Tecar terapia funksionon ne dy modalitete te ndryshme: kapacitive dhe rezistive.

Ne menyren kapacitive perdoret nje elektrode e veshur me porcelan dhe funkionon me mire ne indete e idratuara (me perqindje te larte uji) si muskujt, enet e gjakut dhe ato linfatike etj..

Ndersa menyra rezistive, ku perdoret nje elektrode metalike e zhveshur, eshte me indikuar ne indet kockore, tendinat, ligamentet, indet kercore dhe fibroze.

Efektet paresore jane tre:

  • stimulimi i mikroqarkullimit;

  • zgjerimi i eneve te gjakut dhe atyre linfatike;

  • rritja e temperatures endogjene (te brendeshme).

Tecar terapia eshte nje nga terapite me te pedorurara. Efikasiteti i saj kalon 50% dhe nuk ka efekte dytesore te demeshme. Ne dryshim me terapite e tjera mund te perdoret edhe direkt pas demtimit, pa pritur 24-48 oret e zakoneshme klinike.

Patologjite ku mund te perdoret jane:

  • artroza:

  • artriti;

  • kapsulitis adeziv;

  • cervikalgji;

  • kondropati (demtimi i kercit);

  • lombalgji;

  • infiamacion i nevit shjatik;

  • pubalgji;

  • fraktura te ndrysheme;

  • tuneli karpal;

  • tendinite, etj..