KABINETI I RI I FIZIOTERAPISE DHE REHABILITIMIT FIZIK

KABINETI I RI I FIZIOTERAPISE DHE REHABILITIMIT FIZIK

Duke nisur nga data 1 Nentor 2015 Klinika Mjekesore PROLIFE do te nisi bashkepunimin me doktorin e mirenjohur italian Alfonso Di Giorno.

Dr. Di Giorno (www.ckf-digiorno.com) ortoped dhe ekspert ne rehabilitimin fizik, drejtues shendetesor i disa qendrave fizioterapeutike ne Bologna, Cesena, Roma, Cosenza, Lamezia Terme, do te drejtoj kabinetin e fizioterapise dhe rehabilitimit fizik te klinikes PROLIFE.

Ambiente e kabinetit do te zmadhohen dhe do te pajisen me makineri shume te rendesishme si:

  • Laser YAG (Yttrium Alluminium Garnet );

  • Tekar terapi  Human Tecar® ;

  • Shock Wave (BTL Onde d’urto).

Ne kabinetin e ri, pervec makinerive te mesiperme, do te futen dhe teknika te reja trajtimi si gjimnastika posurale dhe terapia kraniosakrale.

Dr Di Giorno do te jete rregullisht i pranishem per konsulta te ndrysheme si edhe per trajtime mjekesore.